Dënimi i Pogba ndihmon Juventusin, bardhezinjtë përfitojnë financiarisht dhe tani presin… fanellën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 21:59

Dënimi i Pogba ndihmon Juventusin, bardhezinjtë përfitojnë financiarisht dhe tani presin… fanellën

Dënimi i Pol Pogba me katër vite pezullim për përdorim dopingu, i ka dhënë praktikisht fund karrierës së mesfushorit francez, i cili mund të kthehet në fushat e lojës vetëm në fundin e vitit 2027. Por njëkohësisht, ka çliruar Juventusin nga një barrë e rëndë ekonomike.

pogba

Futbollisti kishte mbërritur në verën e vitit 2022 si lojtar i lirë, duke u bërë futbollisti më i paguar me rrogën 8 milionë euro në edicion, plus 2 me bonuse. Para të humbura në vitin e parë ku dëmtimet e lanë jashtë fushave të lojës lojtarin. Ndërsa në sezonin e dytë, erdhi menjëherë pezullimi për doping, që shtyu Juventusin që si masë parandaluese, të kalonte futbollistin francez me rrogën minimale prej 2 mijë eurosh në muaj.

Me vendimin e sotëm, Juventusit i lind e drejta që të anulojë kontratën që ka me lojtarin, duke e bërë të pavlefshme marrëveshjen që zgjat deri në qershorin e vitit 2026. Sipas llogarive, në këtë mënyrë bardhezinjtë kursejnë 33 milionë euro vetëm nga rroga e lojtarit.

Por njëkohësisht, pret edhe që të nxjerrë fitime nga largimi i tij në një tjetër mënyrë. Pogba kishte “zaptuar” fanellën me numrin 10 te Juventusit, që është historikisht më e shitura e bardhezinjve. Mungesa e tij nga fusha e lojës kishte bërë që shitjet e kësaj fanellë të binin ndjeshëm. Por me largimin e Pogba dhe prishjen e kontratës me lojtarin, ajo do të lihet përsëri e lirë për një tjetër yll të skuadrës e kështu, mund të sjellë të ardhura për Juventusin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"