Dëmtimi i Nejmarit mund t’i kushtojë FIFA-s, por kompesimi nuk përmush as rrogën mujore që i jep Al Hilal
Nejmar Zhunior njihet si futbollist” kristali”, për shkak të dëmtimeve të shumta që ai ka pasur në karrierën e tij. Saga e lëndimeve e ka shoqëruar brazilianin gjatë gjithë karrierës futbollistike, por së fundmi ai ka pësuar një dëmtim të rëndë, që dyshohet se mund t’i jap fund futbollit të luajtur.
Nejmar këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar dhe meniskun në gjurin e majtë të martën në ndeshjen ndaj Uruguait, ku Brazili u mund 2-0 në Montevideo, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Sulmuesi pas dëmtimit u largua nga fusha me barrelë dhe me lot në sy dhe tani pritet që t’i nënshtrohet një operacioni. Nëse operacioni kalon me sukses, NejmArit i duhet 10 muaj kohë që të rikuperohet.
Në këto kushte, sezoni i sulmuesit brazilian për klubin e tij të ri, skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal, që shpenzoi 90 milionë euro për ta transferuarnë verë nga PSG.
31-vjeçari nënshkroi marrëveshje dyvjeçare, me një përfitim marramendës, 150 milionë euro në vit.
Padyshim nga ky lëndim, më i penalizuar del klubi saudit, por sipas “The Sun”, Al Hilal ka të drejtën e ushtrimit të kompensimit nga FIFA.
Si pjesë e Programit për Mbrojtjen e Klubeve të rënë dakord me klubet, FIFA duhet të paguajë pagën e një lojtari nëse ai pëson një dëmtim duke luajtur për kombëtaren dhe periudha jashtë fushës është më e gjatë se 28 ditë.
Maksimumi që ata mund të paguajnë është 7.5 milionë euro, një shifër e përcaktuar nga kompensimi ditor “pro rata” deri në 20,548 euro, i pagueshëm për jo më shumë se 365 ditë.
Nejmar merr rreth 13 milionë euro në muaj, kështu që shuma e kompensimit maksimal që ofron FIFA në këtë rast, nuk përmbush as detyrimin mujor të Al Hilalit për brazilianin.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"