Dëmtimet i janë shndërruar në makth, ja kur pritet të rikthehet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që aktivizohet në klubin e Serisë A  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 21:50

Dëmtimet i janë shndërruar në makth, ja kur pritet të rikthehet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që aktivizohet në klubin e Serisë A  

Dëmtimet e shpeshta janë shndërruar në një makth, për mbrojtësin shqiptar të Leçes, Kastriot Dermaku, i cili ka rreth 10 muaj që nuk aktivizohet në një ndeshje zyrtare, për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.  

dermaku

Dermaku u rikthye në muajin gusht, në një miqësore të Lecces ndaj Cadiz, ku luajti vetëm pesë minuta, por më pas shfaqi sërish probleme teksa mediat italiane raportojnë së fundmi se 31-vjeçari është duke zhvilluar stërvitje të diferencuar. 

Shqiptari do duhet të qëndrojë edhe për pak kohë larg ndeshjeve, ndërsa pritet që Dermaku të jetë në gjendje për të luajtur pas pushimit të ndeshjeve të kombëtareve, të planifikuar për në mes të tetorit. Edhe pse pjesë e Leçes prej 3 sezonesh, mbrojtësi është aktivizuar vetëm 29 ndeshje, i kushtëzuar nga dëmtimet, teksa ka arritur të shënojë 2 gola.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"