Dëmtimet e shumta, Barcelona nis të rikuperojë pjesët
Lajme të mira për Barcelonën nga kampi i infermierisë. Pas kthimit në stërvitje me ngarkesë të plotë me grupin të Gavit, një tjetër lojtar iu talentuar është gati për trajnerin Flik.
Ansu Fati ka lënë pas dëmtimin dhe ai është stërvitur me të gjithë ekipin, duke hedhur një hap drejt rikthimit në fusha. Fati ishte pjesë e ekipit në nisjen e përgatitjeve të verës, por një tjetër dëmtim bëri që ai të mos udhëtonte me skuadrën drejt SHBA-së. Por edhe kjo pengesë është kaluar prej tij dhe Ansu Fati është gati për t’i vërtetuar trajnerit të tij Hansi Flik se ka bërë mirë që nuk e lejoi të largohej.
DE JONG – Një tjetër lajm shumë i mirë për Barcelonën vjen dhe nga Frenki de Jong. Edhe mesfushori është në hapat e fundit të rikuperimit dhe sipas “Mundo Deportivos”, që javën e ardhshme ai mund të kthehet në stërvitje me ekipin.
ARAUHO – Për uruguaianin do të pritet dhe disa kohë. Megjithatë, ai është shfaqur në qendrën stërvitore të Barcelonës dhe ky është sinjali i parë pozitiv.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"