Deklarata e trajnerit Veselinoviç, Cara i kundërpërgjigjet: S’jemi aq zogj të vegjël, kemi 3 vite që dalim në dy vendet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 21:51

Deklarata e trajnerit Veselinoviç, Cara i kundërpërgjigjet: S’jemi aq zogj të vegjël, kemi 3 vite që dalim në dy vendet e para

Kapiteni i Partizanit, Tedi Cara, u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, në duelin ndaj Elbasanit, ku “demat e kuq” barazuan me shifrat 2 me 2. Në prononcimin e dhënë pas sfidës, Cara ndër të tjera u shpreh:  

bandicam 2024-12-14 21-45-55-647

“Kam bërë volum të mirë në këtë ndeshje, pavarësisht se nuk shënova apo asistova. Kam ndihmuar shumë ekipin. Jam i mërzitur që nuk fituam këtë ndeshje. Në qoftë se do të fitonim do të ishte diçka e bukur edhe për mua edhe për ekipin.  

Unë kam kontratë me klubin akoma, nuk kam folur për pjesën e merkatos. Do të jap maksimumin në fushë, deri sa të jetë pjesë e Partizanit. Janë ata që vendosin, për momentin unë s’di që për pjesën e ofertave.  

Ne jemi një grup i ri, të gjithë në një moshë të re, por jemi me eksperiencë. I kemi 4-5 vite në Superiore. Nuk jemi aq zogj të vegjël, kemi 2-3 vite që dalim në vend të parë dhe të dytë. Kemi dominuar gjatë gjithë kësaj kohe. Nuk do të thotë se jemi të rinj dhe s’kemi eksperiencën e duhur. Bëmë paraqitje të mirë, kemi ekip të mirë dhe konkurrues, siç kemi bërë edhe vitet e tjera. 

Nuk kam marrëdhënie të mira te goli, por më pëlqen më shumë që të jem impulsiv në lojë dhe të jap shumë për ekipin. Mua më pëlqen më shumë të jap për ekipin. 

Më mungon shumë në lojë Rrapaj. Kur jam me atë në fushë, merremi vesh me sy mbyllur. Has pak vështirësi se mendoj se është ai në fushë. E kam vuajtur Rrapajn në fushë afër meje.  

Kur shkon puna te shtylla, më shumë është fati se paaftësisë. Boll na ka dënuar fati”, u shpreh Cara.  

PANORAMASPORT.AL

“Mbaj përgjegjësi për Bylisin, sot futbolli ishte i padrejtë”, trajneri i Partizanit insiston: Për Rrapajn pyesni dikë tjetër, jemi si zogj të vegjël që…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"