Dejvi Bregu stërvitet në Vlorë, Adem kompleton mesfushën e Flamurtarit
Talenti vlonjat, Dejvi Bregu, ndodhet në Vlorë këto ditë dhe me sa duket do të finalizojë marrëveshjen me Flamurtarin. Për të fituar shërbimet e mesfushorit, është hedhur në sulm vetë administratori Sinan Idrizi. Bregu është duke u stërvitur në fushën e Labërisë me trajnerin Arlind Rustemi. “Panorama Sport”, ka siguruar foto nga stërvitja e Bregut në Nartë. Vlonjatët kërkojnë ta rikthejnë pas gati 10 vitesh produktin e akademisë, Dejvi Bregun.

Vlonjati është njohës i mirë i kampionatit shqiptar dhe ka dhënë kontributin e tij te Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeu dhe Teuta. Në sezonin e fundit ka qenë në Poloni te Visla Krakov. Pritet që këtë javë të ketë zhvillime në drejtim të rikthimit në shtëpi të Bregut. Me afrimin e 28-vjeçarit i bie që trajneri Agostineli ta ketë grupin e plotë, me shumë cilësi në përbërje. Kështu që ky të jetë sezoni i Flamurtarit për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar.
ALI ADEM
Ali Adem është goditja e radhës e Flamurtarit. “Panorama Sport”, e paralajmëroi në fundjavë, ndërsa mesfushori 24-vjeçar u zyrtarizua menjëherë më pas, duke nënshkruar kontratën dhe firmosur me klubin.
Ali Adem vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut. Mesfushori ka luajtur në 3 vitet e fundit te skuadra e Shkupit dhe tashmë ka zgjedhur që t’u bashkohet kuqezinjve të drejtuar nga Andrea Agostineli, me objektivin kryesor për t’u ngjitur në Superiore. Adem, i cili luan si mesfushor qendre, është aktivizuar edhe më përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në vitin 2022. Ndërsa më herët është aktivizuar edhe me kombëtaret U-19 dhe U-21 të shtetit fqinj. Karrierën e tij si futbollist profesionist e ka nisur në sezonin 2018-2020 në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Vardarit. Në sezonin 2020-2021 u zhvendos në Greqi, ku ka luajti për Aris Selanik, si dhe është rikthyer në Maqedoninë e Veriut duke u transferuar te Shkupi. Në sezonin 2021-2022, Adem ishte te Veria në Greqi. Për dy sezone, 2022-2024, mbrojti ngjyrat e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Ademi do jetë një alternativë më shumë për mesfushën e kuqezinjve.
ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"