Postuar: Tetor 14, 2024 | 20:18
Debutoi si titullar dhe asistoi te goli, Indrit Tuci: Ndjenjë e jashtëzakonshme, lëvizjet e mia si të Kapllanit kur…
Shqipëria mposhti 0 me 1 Gjeorgjinë në Tbilisi. Ndeshja e vlefshme për raundin e katërt në Ligën e Kombeve u vendos nga goli i Kristjan Asllanit në pjesën e dytë.
Pas sfidës së fituar foli Indrit Tuci, asistuesi i golit.
“E përjetova shumë mirë, ndjenjë e jashtëzakonshme. Çunat më kanë pritur shumë mirë që nga dita e parë dhe e kam kuptuar që jemi grup. Falë zotit që fituam.
Unë jam gjithmonë gati. Trajneri më tha që do të luaj dhe u fokusova. Lëvizja ime si ato të Kapllanit kur ka qenë në kohë të vet(qesh)”, u shpreh Tuci për TV Klan.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"