Debutoi me gol te Real Madridi, Endrik: Më kanë kritikuar mua dhe familjen, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 16:20

Debutoi me gol te Real Madridi, Endrik: Më kanë kritikuar mua dhe familjen, por…

Duhej të ishte e diela e Kilië Mbapesë, por në fakt ka qenë e Endrik. Sulmuesi brazilian, ka bërë debutimin e tij me Realin e Madridit kundër Vajadolidit, një debutim që do ta mbajë mend gjatë.endrikAtij i kanë mjaftuar vetëm 10 minuta për të shënuar golin e parë me fanellën e bardhë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe kritikëve të tij, siç ka pranuar vetë ai në një dalje për mediat. “Mendoj se jemi të gjithë të lumtur, luajtëm këtu me familjet tona duke na parë, fituam 3-0.

Nuk ka më mirë se kaq. Familja ime e di se sa kam punuar dhe vuajtur, edhe ata kanë vuajtur. Njerëzit më kanë kritikuar mua dhe familjen time gjithashtu, të dashurën time gjithashtu… Prandaj përjetimi i këtij momenti është i mrekullueshëm”, ka thënë braziliani për “Real Madrid TV”. Natyrisht që Endrik nuk mund të mos analizonte dhe golin e tij të parë si lojtar i Realit.

“Jam shumë i lumtur, është një ëndërr që po bëhet realitet. Unë kisha luajtur në ‘Bernabéu’ me Brazilin, munda të shënoja një gol… kundër Spanjës. Kundër Vajadolidit ishte debutimi im me Realin e Madridit, jam pa fjalë. Mund të falënderoj vetëm Zotin për gjithçka që po më ndodh. Gjithmonë jam përpjekur të fitoj për njerëzit në Brazil, por tani edhe për njerëzit në Spanjë dhe gjithmonë. Dua të bëj shfaqje për të gjithë tifozët e Realit të Madridit”, nënvizoi sulmuesi. Endrik mbi të gjitha ka shënuar kundër Vajadolidit në sytë e legjendës së Brazilit dhe ishlojtarit të Realit të Madridit, Ronaldo, tashmë president i Vajadolidit. Një gol që do të pasohet nga të tjerë siç ka deklaruar vetë Endrik.

“Jam shumë i lumtur që luaj me këta lojtarë, të cilët i kam parë vetëm në videolojëra. Gjëja e parë që i thashë trajnerit kur fola me të është se unë ofroj talent dhe punë. Premtoj se do të vazhdoj kështu, duke punuar dhe duke pritur për momentin tim. Unë i besoj trajnerit dhe do të pres çdo vendim të tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"