Debutim me fitore për Bledi Shkëmbin, Shqipëria U-19 triumfon në duelin e parë ndaj Maltës U-19
Bledi Shkëmbi debuton me fitore në stolin e Shqipërisë U-19 që triumfoi në miqësore e parë ndaj Maltës U-19 me rezultatin minimal 1-0. Sfida që u zhvillua mbrëmjen e sotme prej orës 19:30 në stadiumin “Centenary Stadium” u vendos nga goli i mbrojtësit që aktivizohet te moshat e Kremonezes, Denis Prendi, në minutën e 49-të.
Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maltës U-19: Amarildo Dervishi (GK), Kleo Shpuza, Denis Prendi, Fabjan Perndreca, Eltion Misini, Kledi Marinaj, Jordi Jaku (C), Ergis Arifi, Ron Hasani, Brayan Gjyla, Olsi Myrta.
Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, ndërsa fraksioni i dytë nisi më mirë për kuqezinjtë. Denis Prendi zhbllokoi takimin në minutën e 49-të. Ron Hasani harkoi saktë drejt zonës dhe Prendi e dërgoi topin në rrjetë.
Më datë 22 mars Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe miqësoren e dytë ndaj Maltës U-19, në stadiumin “Centenary Stadium” në ora 19:30.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"