De Laurentis feston 20-vjetorin te Napoli duke sulmuar Milanin dhe Interin: Më quajnë të çmendur
Në vitin e tij të 20-të të presidentës së Napolit, Aurelio De Laurentis ka sulmuar haptazi skuadrat që menaxhohen nga fondet dhe në Itali janë 2 nga kryesoret, Milani dhe Interi.
“Nuk mendoj që fondet janë shpëtimi i bizneseve sidomos në futboll. Unë jam krenar që nuk kam pasur kurrë borxhe, ndërsa në vitet e fundit po shohim shumë ekipe që janë të mbytura. Më thoshin më përpara që Napoli nuk mund të menaxhohet, por është e kundërta. Në Napoli mund dhe duhet të punosh”, ka thënë De Laurentis.
Më tej ai foli edhe për Antonio Konten. “Është një nga trajnerët më të fortë në botë. Kemi shpenzuar 150 milionë euro në këtë sezon dhe më quajnë të çmendur.
Edhe vitin e kaluar bëmë shumë blerje, por ishin të gabuara. Duhet të jemi me besim për të ardhmen dhe të punojmë të gjithë bashkë”, përfundoi numri një i napolitanëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"