Çuditë e futbollit shqiptar nuk kanë fund, ja disa nga anomalitë e sezonit aktual
Futbolli shqiptar pretendohet se ka evoluar, zhvillim i cili pretendohet se po vjen në rritje nga sezoni në sezon. Në aspektin ndërkombëtar është një gjë që duhet pranuar, pasi të tilla janë rezultat e ekipeve kombëtare, apo ndonjë klubi në Kupat e Europës. Por po të kthehemi te hallet brendshme. Çuditë nuk kanë fund, ku i prek në çdo kategori dhe me shtrirje të plotë gjeografike.
Edicioni i 85-të i Kategorisë Superiore ndodhet në fazën e parë të aktivitetit. Por, po të shikosh se çfarë është prodhuar deri tani çuditë, absurdi dhe surprizat janë të pranishme në çdo javë. Përfundimi javës së fundit i vë kapakun se kemi të bëjmë me një kampion pa favoritë, ku çdokush mundet dhe miti fushë nuk ekziston më. Si për çudi, apo si me buton pretendentët për “top 4”, katërshen e parë, u mundën njëkohësisht. Madje pati edhe nga ata që u mundën në shtëpi nga skuadra që vinin nga zona e poshtme, ku Teuta surprizoi Egnatian dhe Laçi Tiranën. Rezultat kanë sjellë ngjeshje në renditje, ku diferenca mes vendit të parë dhe të fundit është vetëm 6 pikë, ose thënë ndryshe dy fitore. Ky kampionat mund të etiketohet si: Një për të gjithë dhe të gjithë për një.
Struktura e re- Ky edicion i 85-të i Superiores ka nisur me një strukturë të re, ndonëse i kontestuar nga disa klube u pranuar që të zbatohet. Më herët është thënë se ndryshimet në strukturë parashikohen një vit para se të zbatohen, por kjo nuk u mor parasysh dhe u vu direkt në zbatim. Me modelin e ri i bie që nuk ka vlerë kush udhëheq, por renditja në katërshen e parë, ku “top 4” në fund me ndeshje direkte vendos kush del kampion, pasi pikët dhe diferencat e katër fazave zerohen me një të rënë të lapsit. Mbase kjo strukturë e re e bën apatike ecurinë 2-3 fazave të para dhe goditja e përqendruar i bie të ndodhë nga fundi.
Oraret dhe stadiumit. Organizmi i veprimtarive është tjetër çudi më vetë. Tashmë është bërë rrugë, për të mos thënë manual përdorimi, ku ndonëse kemi një kampionat elite me pesë ndeshje në javë, ato ndahen në tri ditë. Por edhe kur ndahen zhvillohen në ditë pune për sportashësit dhe në orare të papërshtatshme, siç ishte edhe ndeshje fundit e javës së shtatë, ku Tirana-Laçi, u luajt në orën 14:00, ditë e martë. Përpos faktit se është investuar shumë në infrastrukturë në vitet e fundit, sërish futbolli shqiptar vuan mungesën e fushave. Kjo është një çudi që tani nuk konsiderohet lajm, edhe pse klubet migruese po shtohen çdo javë. Jemi krenuar për stadiumin modern të kryeqytetit, por ai për të disatën herë nuk e kalon klasën për të pritur skuadrat e kryeqytet dhe për këtë arsye derbi partizani-Tiran u shty gati për një muaj. Erzeni për të dytin vit me radhë është i detyruar që të luaj jashtë shtëpisë. Dinamo thuajse nuk ka lidhje fare me kryeqytetin, ku adresën po ia çojnë drejt Durrësit dhe ndeshjet i luan si pritës në Elbasan. Çuditë e radhës i servir java në vazhdim. Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, do të luhet në Kukës, për shkak se “Loro Boriçi” do i nënshtrohet rikonstruksionit të fushës. Që këtu nuk ia vlen të flitet më për seriozitet dhe respekt tifozësh. Po të Shikosh javën e shtatë të Kategorisë së parë, fenomeni fushë është më i përhapur, ku gati gjysme janë të detyruar që të udhëtojnë e të gjejnë një strehë pritëse jashtë shtëpisë. Një qytet me traditë në futboll si Kavaja ka kohë që e ka lënë Besën pa shtëpi, duke u zhvendosur sa në Luz, Peqin apo ku ta bëjë Zoti mbarë. Lushnja këtë javë e pret Luzin në Peqin, Elbasani pret Burrelin në Rrogozhinë, dy ditë pasi të kenë luajtur vendasit. Ndërsa Kastrioti ka kohë që është larguar nga Kruja, por fatmirësisht këtë sezon është afruar disi duke luajtur në Fushë Krujë. Duhet një natë e gjatë dimri për të rreshtuar të gjitha çuditë dhe anomalitë e futbollit shqiptar, që nuk po marrin fund. Gjithsesi le të krenohemi me arritjet e Kombëtare dhe të shpresojmë te kuqalifiki9mi për në fazën finale të “Euro 2024” në Gjermani.
KATEGORIA SUPERIORE
Java 7 (1-3 tetor)
TË DIELËN
Egnatia-Teuta 0-1
Fili 61’
Skënderbeu-Partizani 1-0
Rashica 83’ (11-m)
TË HËNËN
Kukësi-Erzeni 2-1
La Torre 67’, 86’ / Maliqi 30’
Dinamo-Vllaznia 1-1
Bardhi 84’ / Balaj 50’ (11-m)
SOT
Tirana-Laçi 0-3
Sobouejll 41’, Manellari 90+1’, Taleb 90+4’
RENDITJA
PANORAMASPORT
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"