Çudia, zikaltrit e Interit mund t’ia dalin edhe me 0 pikë… ndaj Monakos
Interi ka bërë një ecuri fantastike në këtë sezon të Champions-it duke grumbulluar 16 pikë në fazën e ligës në 7 ndeshjet e luajtura deri tani. Zikaltrit kanë humbur një ndeshje me Leverkusenin dhe kanë barazuar të parën ndaj Sitit, duke u vendosur në pozita komode për duelin e fundit kundër Monakos.
Në rast se do të marrin 1 pikë atëherë janë zyrtarisht në fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni, ndërsa me 3 mund të blindojnë një nga 4 vendet e para. Kjo është e rëndësishme për vazhdimësinë e Champions-it, ku duhet që të shmangin duelet e forta deri në fund. Mirëpo, çudia është që Interi mund të sigurojë kualifikimin për në fazën e 1/8-ave edhe duke humbur duelin me Monakon.
Sigurisht që kjo do të varet nga kombinimi i rezultateve të tjera, por është diçka që mund të ndodhë. Për këtë arsye, e mërkura e javës së ardhshme është e zjarrtë sepse do të luhen të gjitha në një orar dhe nuk do të ketë shumë vend për të bërë llogari. Interi do të kërkojë të mos i lërë asgjë rastësisë, por që të fitojë dhe të kualifikohet.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"