Çudi me Gjinollarin te Dinamo, firmosi kontratën dhe më pas…
Diçka vërtet e çuditshme ndodhi ditët e fundit me një nga afrimet e Dinamos.
David Gjinollari javën e kaluar u zyrtarizua si një përforcim i bluve, bashkë me mbrojtësin kroat Muzek, por dy ditë më pas klubi dhe ish-lojtari i Teutës ndërprenë bashkëpunimit me dakordësi mes tyre. Një situatë pak absurde, ndërkohë është mësuar nga burime pranë klubit se për anësorin e majtë kishte një ofertë nga jashtë Shqipërisë.
Çështja ka marrë vëmendje, pasi nuk kishte ndodhur më parë një situatë e tillë.
MERKATO – Dinamo ka bërë deri tani 5 afrime zyrtare dhe kuptohet që merkatoja është e hapur. Humbja me Vorën, edhe pse ishte thjesht një miqësore dhe e para e përgatitjeve verore, e ka prishur pak humorin në kampin dinamovit.
Drejtuesit e klubit e kanë të qartë se skuadra ka nevojë të paktën edhe për disa afrime me peshë, që i takojnë mesfushës dhe sulmit, ndërsa për mbrojtjen po shihen vetëm alternativat. Kjo javë, e fundit para nisjes për në Itali, ku Dinamo do të stërvitet për 3 javë dhe do të luajë disa ndeshje testuese, pritet të sjellë lojtarë të rinj në skuadër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"