Çiro Imobile në historinë e Serisë A, bëhet futbollisti i parë që arrin shifrën mbresëlënëse të golave
Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile, ka treguar se është një golashënues i mirëfilltë dhe do të hyjë në histori si një nga bomberat më të mëdhenj që kanë luajtur në elitën e futbollit italian. Por rekordi që ka vendosur ai sot, e ka bërë unik.
Me 198 gola të shënuar, Imobile është golashënuesi i 6 më i mirë i të gjitha kohëve në Serinë A., teksa ka përpara vetëm emra shumë të njohur si Piola, Toti e Nordahl ndër të tjerë.
Por me 198 golat e shënuar në këtë kampionat, ai sot ka vendosur një rekord pasi me rrjetën e tundur ndaj Salernitanës, është bërë futbollisti i parë në histori që ka shënuar 100 gola në transfertë në Serinë A.
Një shifër mbresëlënëse, pasi rezulton se lojtari ka shënuar më shumë gola në transfertë në karrierën e tij në Serinë A sesa si pritës me fanellën e skuadrave me të cilat ka luajtur.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"