Cilësohet mashtruesi më i madh i të gjitha kohërave, Lens Armstrong zbulon sekretin: Ja si kalova 500 teste antidoping

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 21:47

Cilësohet mashtruesi më i madh i të gjitha kohërave, Lens Armstrong zbulon sekretin: Ja si kalova 500 teste antidoping

Lens Armstrong për shumë vite ishte shembulli i sportisti model, me 7 triumfet e njëpasnjëshme në Turin e Francës që e kthyen atë të legjendën e çiklizmit botëror. Por më pas nga shokët e skuadrës u zbulua gënjeshtra e tij e madhe, pasi rezultoi se Armstrong kishte përdorur rregullisht doping, duke fituar falë substancave të palejuara gjatë gjithë karrierës së tij.

armstrong

Kështu, atij iu hoqën të gjithë titujt që kishte fituar në karrierë dhe për shumëkënd cilësohet si mashtruesi më i madh i sportit botëror. Tashmë çiklisti teksan ka vendosur që të tregojë të vërtetën e tij dhe në një intervistë për Bill Maher, zbuloi se pse në çdo garë ai testohej për doping dhe gjithmonë dilte i pastër, ndonëse ai kishte përdorur EPO, një substancë e ndaluar që në fillimin e viteve ’90.

“Në një mënyrë, mund të ndikoje mbi sistemin. Por ajo që unë kam thënë gjithmonë ishte që unë jam testuar 500 herë dhe asnjëherë nuk kam dështuar në një kontroll dopingu. Kjo nuk është një gënjeshtër, është e vërteta. Nuk kishte asnjë mënyrë për të shmangur kontrollet. Kur unë urinoja në epruvetë dhe ata e analizonin, ishte diçka që ndodhte realisht.

E vërteta e të gjithë kësaj është se disa nga këto substanca, sidomos ato që jepnin më shumë benefite, kishin një kohëzgjatje në sistem prej 4 orësh. Ndaj disa substanca, si kanabisi apo anabolizantët, kanë një periudhë më të gjatë jete në sistem. T’i mund të pish një cigare kanabisi dhe të shkosh në punë duke nisur traktorin pas dy javësh e prapë do dalësh pozitiv, pasi kohëzgjatja e asaj substance është më e madhe”, shpjegoi ai se pse nuk kapej me EPO, pasi përllogariste mirë kohën kur një substancë e tillë do tretej në organizmin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"