Postuar: Janar 30, 2023 | 22:34
ÇIKLO-KROS/ Nelia Kabetaj, e 19-ta në Kupën e Botës
Nelia Kabetaj ka mbyllur konkurrimin e saj në Kupën e Botës në garën e çiklo-krosit që u mbajt në Holandë. Çiklistja e talentuar shqiptare u klasifikua në vend të 19-të në kategorinë Junior për vajza.
Një paraqitje e kënaqshme nga Kabetaj në një garë me konkurrencë të lartë. 17-vjeçarja konsiderohet si një sportiste shumë premtuese nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ajo ka mbajtur flamurin kuqezi në evente më të rëndësishme europane dhe botërore të këtij sporti.
Theksojmë se çiklo-krosi është një prej disiplinave që po promovohet vitet e fundit nga FSHÇ, me Shqipërinë që përfaqësohet në kompeticione të ndryshme ndërkombëtare
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"