ÇIKLIZËM/ Nuk i morën të dashurën, Pogaçar refuzon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 21:05

ÇIKLIZËM/ Nuk i morën të dashurën, Pogaçar refuzon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike

Tadej Pogaçar është aktualisht çiklisti më i famshëm në botë, pasi suksesi në Turin e Francës e konfirmoi atë si emrin për t’u mundur. Pjesëmarrja e tij në Lojërat Olimpike dukej si një mundësi e mirë që Sllovenia të fitonte një medalje në aktivitetin më të rëndësishëm sportiv të vitit.

pogacar

Por me sa duket nuk kishin bërë llogaritë siç duhet kur vendosën që të mos përfshinin në listën e pjesëmarrjes edhe Urska ZIgart, të dashurën e çiklistit slloven. Kjo e fundit është kampione kombëtare si në garat e rrugës, ashtu edhe në ato me kronometër, por Federata Sllovene mendoi ta linte jashtë listës së pjesëmarrësve,

Një vendim që raportohet se ka acaruar Pogaçar, i cili ka bërë të ditur nëpërmjet menaxherit të tij se nuk do të jetë i pranishëm në Paris, ku të gjithë e shihnin si kandidat kryesor për medaljen e artë.

“Mendojmë se cirkuiti i zgjedhur për garën e Lojërave Olimpike nuk është e përshtatshme për karakteristikat e tij. Objektiv i vërtetë është Botërori në Zyrih. Ishte legjendarë që ia doli të fitonte Xhiron dhe Turin si Pantani. Ëndrra e tij është të fitojë të gjitha garat më të rëndësishme dhe tani i mungojnë Botërori, Vuelta dhe Paris-Rube”, tha menaxheri i tij Aleks Karera, në atë që është versioni “zyrtar” i ngjarjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"