Champions-i i të rinjve/ Akademisë së Futbollit i buzëqesh fati, Shkëndija me rival të fortë. Mësoni të gjitha përballjet
Ditën e sotme u hodh shorti për fazën me eliminim direkt të Champions-it për të rinjt që do të mbahet nga UEFA këtë sezon.
Pjesëmarrëse nga Shqipëria do të jetë Akademia e Futbollit e cila sezonin e kaluar u shpall kampione në Superioren e 19-vjeçarëve. Skuadra shqiptare do të shkojë si debutuese në këtë kompeticion teksa ka peshkuar për këtë fazë një rival si bullgarët e Septemvri Sofa.
Ndeshja e parë do të luhet në bullgari në datën 29 shtator, ndërsa sfidat e kthimit në 20 tetor. Short më i vështirë për Shkëndijën e Tetovës që do të përballet me kroatët e Hajdukut të Splitit.
Kjo është një mundësi e mirë për talentet shqiptare të shprehin aftësitë e tyre në garat europiane pse jo dhe të bien në sy për një hap më të madh në të ardhmen.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"