Çështja “Gega”/ Reagon ministrja e Arsimit dhe Sportit, Manastirliu: Do vijojmë mbështetjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 14:56

Çështja “Gega”/ Reagon ministrja e Arsimit dhe Sportit, Manastirliu: Do vijojmë mbështetjen

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirliu tha se qeveria ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë me shpërblime kampionet, ku bën pjesë edhe atletja Luiza Gega. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu u pyet në lidhje me deklaratat që ka bërë atletja shqiptare, e cila thotë se vitin 2024 e ka nisur pa shpërblimet që i takojnë.

ogerta_manastirliu

Gega akuzoi ministrinë se i ka mohuar shpërblimin e një medaljeje të artë ballkanike dhe të një rekordi ballkanik, ndërsa kishte shprehur edhe shqëtësimin e një ngërçi në VKM që i mban pezull plot 13 rekorde kombëtare. Për çështjen e shpërblimeve, ministrja Manastirliu iu përgjigj duke thënë se Luiza Gega është e mbështetur jo vetëm në aspektin e shpërblimeve, por edhe atë të krijimit të kushteve për përgatitje. “Qeveria shqiptare, ministria e Arsimit dhe Sportit është e angazhuar në mbështetjen e sportistëve elitarë, ku bën pjesë edhe kampionia jonë, Luiza Gega.

E kemi treguar jo vetëm për Luiza Gegën mbështetjen sa i përket atyre aspekteve të shpërblimeve të miratuara në strukturën që bashkërendon ato kritere të ligjit të sportit. Përtej shpërblimeve sportistët tanë, ku është edhe atletja kampionia jonë Luiza Gega janë edhe të mbështetur nga të gjithë aspektet që i përkasin jo vetëm ligjit për sportin por edhe si mbështetje direkte në trupën e FA me gradën e përcaktuar dhe ne do vijojmë të mbështesim në garën ku ajo ka pasur rezultate të larta.

Gjate vitit 2022-2023 kampionen e kemi mbështetur na garat ballkanike dhe evropiane, në 13 mbështetje shpërblime dhe do vazhdojmë ta vlerësojmë siç e kemi vlerësuar gjithmonë. Mbështetja nëpërmjet shpërblimeve po edhe nëpërmjet sigurimit e kushteve për përgatitje është prioritet absolut. Vlerësimi edhe për rastin konkret të Luizës nuk do mungojë”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"