Çelsi rekordmen, 41 largime në merkaton e verës nga londinezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 23:28

Çelsi rekordmen, 41 largime në merkaton e verës nga londinezët

Çelsi është afër konfirmimit të largimit të tyre të 41-të të një vere plot tension duke huazuar David Datro Fofananë tek AEK-u i Athinës përpara mbylljes së merkatos në Greqi të mërkurën.

asddsadsadasadsdadas

21-vjeçari, i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me skuadrën e Bërnlejt, ka rënë dakord me AEK-un për ta huazuar lojtarin. Ata gjithashtu do të kenë një opsion prej 20 milionë paundësh për ta blerë sulmuesin nëse ai bën përshtypje të mira. Çelsi e ka shkurtuar seriozisht skuadrën e tyre të fryrë këtë verë, me 40 lojtarë që tashmë janë huazuar, shitur ose liruar nga klubi i Premier Ligës.

Tiago Silva ishte i pari që u largua pas skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit të kaluar, me yje të tjerë të vjetër si Rahim Sterling, Konor Gallager, Trevoh Çalobah, Armando Broja, Kepa Arrizabalaga dhe Romelu Lukaku që u larguan më vonë. Çelsi e transferoi Datro Fofananë nga klubi norvegjez i Moldes për rreth 8 milionë paund në janar 2023, dhe ata do të kenë një fitim të konsiderueshëm nëse AEK vazhdon dhe vendos të nënshkruajë përgjithmonë me futbollistin. Ylli i Bregut të Fildishtë bëri vetëm katër paraqitje në të gjitha kompeticionet për Blutë dhe nuk shënoi kurrë pasi u huazua te Unioni i Berlinit dhe më pas te Bërnleji.

Por Çelsi ka ende lojtarë të tjerë që kërkon t’i largojë, duke qenë se ka ende merkato të hapura, siç është ajo në Turqi. Ben Çiluell është lojtari më i rëndësishëm që mund të largohet ende nga “Stamford Bridge”, ndërsa Dejvid Uashington, Aleks Matos dhe Harvi Vejl janë ende në dispozicion për shitje ose huazim. Sulmuesi i bashkohet Gallagerit, i cili shkoi tek Atletiko dhe Sterlingut, i cili u transferua tek Arsenali në formë huazimi, si dhe 38 emrave të tjerë që u larguan nga skuadra këtë verë.

Ndër emrat më të shquar në listën e të larguarve janë Romelu Lukaku dhe Tiago Silva. Sulmuesi belg u drejtua te Napoli pas një periudhe zhgënjyese trevjeçare në “Stamford Bridge”, pasi u rikthye te Çelsi për 95 milionë paund në vitin 2021. Ndërkohë, 39- vjeçari Silva, i cili bëri 115 paraqitje për Blutë pasi mbërriti si transferim me parametër zero nga PSG në vitin 2020, u transferua në vendin e tij, te Fluminense.

Ljuis Holl, 19 vjeç, e shkëmbeu Londrën me Njukasëllin në një marrëveshje me vlerë 28 milionë paund, ndërsa Ian Matsen u transferua tek Aston Vila për 37 milionë paund, pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar si huazim te Borusia e Dortmundit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"