Bylisi synon Birçajn, dy huazime tek Erzeni
Luis Birçaj është një lojtar që mund t’i bashkohet Bylisit për sezonin e ri. Për sulmuesin e larguar nga Partizani ka një interesim nga klubi mallakastriot dhe ditët në vijim mund të ketë një marrëveshjes mes palëve.
Trajneri Emanuel Egbo dhe stafi i tij këto ditë kanë ndryshuar “kurs”, teksa tashmë skuadra është fokusuar te ndeshja e parë me Teutën. Ngarkesat janë ulur dhe qëllimi i Bylisit është për një start pozitiv. Ballshiotët janë në riorganizim e sipër në fakt, por trajneri Egbo duhet të vendosë për formacionin dhe lojtarët që do të huazohen.
Mbrojtësi Skënderaj dhe sulmuesi Hodon do të jepen borxh tek Erzeni me shumë mundësi. Disa të tjerë do të huazohen në skuadra të Kategorisë së Dytë, Butrinti dhe Delvina. Klubi kërkon që të rinjtë të marrin më shumë minuta, siç ka bërë shpesh vitet e fundit.
Ndeshja e parë e kampionatit me Teutën ka rritur impenjimin në kampin ballshiot, ku synimi është jo thjesht mbijetesa. Teuta dhe Dinamo janë dy kundërshtarët e parë dhe te Bylisi po mundohen të marrin masat për të marrë rezultate pozitive.
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"