Bylisi bën lëvizjen e fundit në merkato, një tjetër sulmues u bashkohet ballshiotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2025 | 15:57

Bylisi bën lëvizjen e fundit në merkato, një tjetër sulmues u bashkohet ballshiotëve

Klubi i Bylisit ka bërë një tjetër lëvizje në merkato, duke shtuar në radhët e tij sulmuesin nga Kameruni, Runi Eva Uankeuai.

dfgdfgfdggfdgdf

Futbollisti ka eksperiencë në kampionate të ndryshme, të fundit te Mef Rafsanjan në Iran, ndërsa ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të vendit të tij. Ai do të jetë një element më shumë në dispozicion për Josën për vijimin e kampionatit.

NJOFTIMI I BYLISIT

FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e sulmuesit nga Kameruni, Rooney Eva Wankewai, 28-vjeç me eksperiencë në disa shtete, ku është aktivizuar në Superligën greke, Bullgari, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Algjeri, por ka luajtur edhe me përfaqësuesen U-17 dhe U-20 të Kamerunit.  Eksperienca e kamerunasit pritet që të jetë një forcë e shtuar në repartin ofensiv të skuadrës sonë.

Rooney Eva Wankewai, do të jetë gati për trajnerin Josa, për sfidat e radhës. I urojmë mirëseardhjen pjesëtarit më të ri të skuadrës sonë dhe suksese.

PANORAMASPORT.AL