Bylis kërkon kthesën pas humbjes së fundit, kundër Elbasanit vlen sa një sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 14:50

Bylis kërkon kthesën pas humbjes së fundit, kundër Elbasanit vlen sa një sezon

Bylisi, në transfertën e luajtur ndaj Korabit në “Redi Maloku”, ka pësuar humbjen e dytë sezonale në Kategorinë e Parë. Disfatën e parë e kanë pësuar në transfertën e Peshkopisë me Korabin. Megjithatë, Bylis vazhdon të kryesojë kampionatin me dy pikë diferencë nga Elbasani, që do të ndeshen këtë të hënë në “Adush Muçaj”.

Bylis

Ky duel pritet që të jetë një sfidë përcaktuese në kampionat, që do të ndajë edhe vendin e parë. Pas humbjes me krutanët, Bylisi ka zbritur menjëherë në fushën e stërvitjes për të përgatitur këtë ndeshje shumë të rëndësishme, ku ballshiotët synojnë që të mos e lëshoj pozicionin që mbajnë. Pragndeshja me Elbasanin ka nisur me një analizë, ku stafi dhe ekipi janë ndalur te transferta ndaj Kastriotit.

Trajneri Bellai dhe stafi i tij kanë analizuar paraqitjen e çdo reparti, duke kërkuar kthesën e menjeherëshme, sepse sfida e së hënës vlen sa një sezon për Bylisin. Grupi do të jetë i plotë në këtë duel, ndërkohë që dhe stoli është tashmë më solid.

Pra alternativat janë të plota dhe trajneri Bellai ka “luksin” që të përzgjedhë formacionin më të mirë të mundshëm për verdheblutë. Ballshiotët kërkojnë që ashtu si të parën, edhe fazën e dytë ta mbyllin të parët. Edhe tifozët kanë nisur të organizohen, në mbështetje të ekipit.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"