Burreli, një fitore larg qëndrimit direkt. Lleshaj: Kemi një finale në fushën tonë, duhet fituar
Me fitoren e arritur në transfertë ndaj Korabit, Burreli ka hedhur një hap të rëndësishëm për qëndrimin në Kategorinë e Parë. Kampionatin e mbyllin nesër në shtëpi, ku presin Apoloninë.
Në lidhje me situatën dhe këtë takim për “Panorama Sport”, sekretari i klubit matjan, Marjan Lleshaj u shpreh: “Fitorja ndaj Korabit ishte me vlera. Një ndeshje e vështirë, por skuadra tregoi karakter në lojë dhe e meritoi plotësisht fitoren. Kemi dhe një finale në fushën tonë.
Presim Apoloninë, një ndeshje mjaft e vështirë ku fitorja është i vetmi rezultat që na shpëton përfundimisht. Sukseset e fundit na kanë ngritur moralisht dhe na motivojnë për të dhënë maksimumin ndaj fierakëve”. Pas 32 javësh, Burreli mban vendin e tetë me pikë të barabarta me Kastriotin, që është i shtati.
NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"