Burreli ngec në shtëpi, Kukësin e shpëton portieri Dervishaj. Koçi: Pikë e vlefshme në një transfertë të vështirë
Burreli ka humbur dy pikë të vlefshme në fushën e vet, duke e mbyllur fazën e parë në vendin e pestë të renditjes me 16 pikë të grumbulluara dhe është brenda objektivave. Ndërsa Kukësi me meritë ka arritur të marrë një pikë të vlefshme në fushën e vështirë të Burrelit, si për të treguar se nuk është ekip që kalohet lehtë. Takim përfundoi pa gola.
NDESHJA– Loja ka filluar e shpejtë dhe që në sekondat e para, Burreli me anë të Ramos, rrezikon portën mike. Reagon Kukësi në minutën e 3-ë me kapitenin Beshiraj, por pa rezultat. Më pas, gjithçka flet për vendësit që krijojnë një mori rastesh. Provojnë Rodriges, Farruku, Dedgjonaj dhe Aronga të cilët i shkojnë pranë golit, por nuk kanë mundur të shënojnë. Mbyllet e barabartë e para. Ndërkohë pjesa e dytë ka pasur pothuajse të njëjtën panoramë si ajo e para, me raste të shumta të matjanëve, për të kulmuar në minutat e fundit të saj. Burreli i kishte të gjitha mundësinë të shënonte, fillimisht në të 52-n me anë të Rodriges, që me një goditje standarde në të djathtë të sulmit godet shtyllën pingule.
Një minutë më vonë, gjuajtjes spektakolare e Fetajt nga e djathta e sulmit, por pati një reagim të shkëlqyer të portierit Dervishaj, që me një kërcim akrobatik arrin të ndalë topin thuajse ngjitur me traversën, në momentin që po drejtohej në rrjetë. Fortesa kuksiane ka një emër dhe ai është padyshim portieri Dervishaj. Në mes të rasteve të shumta të Burrelit, tensioneve të here pas hershme dhe dëmtimeve të lojtarëve, në të shumtën e rasteve të atyre vendës nga loja e rrezikshme e miqve, kryesori Çokaj i “përkëdheli” vetëm me kartonë të verdhë. Me shifrat e bardha 0-0 u mbyll e gjithë kjo ndeshje, që i pati të gjitha me përjashtim të golit. Në fund, trajneri Bicaj u pa i zhgënjyer dhe nuk u prononcua.
BURRELI – KUKËSI 0-0
BURRELI: Dreshaj, Dedgjonaj, Xhakaj (Paloka 63’), Muriel, Fetaj, Rodriges, Ramos (Dushkaj 46’), Arango (Zani 63’), Xhoel, Farruku, Hoti (Rrapi 77’). (në dispozicion: Pjetraj, Murra, Pasmaçiu, Sina) Trajner: Ditmar Bicaj
KUKËSI: Dervishi, Sulçe, Lala, Kapllani, Lamellari, Jusuf, Sadik, Hasaj, Mejdani, Beshiraj (Danaj 74’), Hilaj, Selita. (në dispozicion: Nova, Nerguti, Metani, Ouen, Birçaj, Peposhi) Trajner: Ervis Koçi
Kartonë të verdhë: Hoti 33’, Dedgjonaj 68’, Xhoel 90+5’/ Kapllanaj 9’, Hasaj 33’, Lala 34’, Sadiq 59’, Sulçe 70’, Dervishaj 88’, Danaj 90’.
Karton të kuq: K.Gjoka 72’
Gjyqtarë: G.Çokaj (Lezhë), H.Lila (Durrës), E.Muça (Lezhë)
Vëzhgues: Pajtim Lapi (Shkodër)
Delegat: Justin Bespalla (Shijak)
Ervis Koçi: Pikë e vlefshme në një transfertë të vështirë
Emiljano Çela dhe Bekim Kuli ishin të pezulluar, kështu që Kukësin e drejtoi trajneri i portierëve Ervis Koçi që pas ndeshjes u shpreh: “Padyshim që ishte një pikë e vlefshme, për më tepër që u arrit në një fushë të vështirë si kjo e Burrelit. E kishim vlerësuar në maksimum dhe arritëm të merrnin një pikë, falë asaj çfarë djemtë dhanë në fushën e lojës, si dhe disa ndërhyrjeve taktike që bëmë me zëvendësimet dhe modulin e lojës”, tha ai për gazetën.
MARTIN DEDAJ- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"