Burreli me oreks dhe “kërcënime”, portieri Dani: Tomori do të ketë fatin e vlonjatëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2023 | 16:16

Burreli me oreks dhe “kërcënime”, portieri Dani: Tomori do të ketë fatin e vlonjatëve

Nëse Pedro Marinho pati meritë në shënimin e golit, Sinan Dani u bë shpëtimtar me pritjet e tij. Padyshim ishte një ndër heronjtë e asaj fitoreje ndaj Flamurtarit, që jep shpresa për shpëtimin. Portieri vlerëson atë trepikësh, por paralajmëron se ky është vetëm fillimi.

SINAN DANI

Teksa flet për gazetën, 20-vjeçari thotë: “Dua të falënderoj drejtuesit që më besuan portën, edhe pse në një ndeshje delikate. E interpretuar mjaft mirë, zbatuam me përpikëri detyrat e dhëna nga trajneri dhe në fund festuam kundër Flamurtarit. Është një trepikësh që na jep, jo vetëm qetësinë, por dhe na inkurajon për vazhdimësinë. Kjo javë na çon në Berat dhe po i marrim të gjitha masat, që ta kalojmë me sukses”. Matjanët këtë të hënë udhëtojnë në Berat, atje ku i pret Tomori.

Transfertë delikate, por jo e pakalueshme. Kështu mendon edhe gardiani: “Të gjitha ndeshjet janë bërë të vështira, por ne kemi treguar se dimë të luajmë të barabartë dhe në fusha kundërshtare. Skuadra ka një mision të vetëm: marrjen e pikëve. Nëse tregojmë grintën e një jave më parë, asgjë nuk është e pamundur”, përfundoi shkodrani i katërkëndorit të Burrelit.

NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"