Bundesliga hap siparin, Ksabi Alonso luan “blofin”. Kampionët në fuqi përballen sot në M’Gladbah

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2024 | 17:34

Bundesliga hap siparin, Ksabi Alonso luan “blofin”. Kampionët në fuqi përballen sot në M’Gladbah

Bajer Leverkusen do të zbresë me petkun e kampionit në fuqi të Bundesligës mbrëmjen e sotme në stadiumin e Borusia Mynshengladbah, ku do synojë të ruajë titullin edhe në edicionin aktual, ora 20:30.

alonso

Në prag të këtij ballafaqimi ka reaguar edhe trajneri i “Aspirinave”, Ksabi Alonsos, teksa ka analizuar disa pika të veçanta.

SEZONI I RI – “Si të gjitha skuadrat, ne po e nisim pa pikë. Suksesi i ciklit të kaluar nuk na jep asgjë për sezonin e ri”, tha spanjolli në konferencën. “Ne duhet të fillojmë të marrim pikë përsëri dhe të punojmë shumë për ta arritur këtë” vazhdoi më tej ai.

MOTIVIMI – Leverkusen do të shkojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Bundesligës me shumë vetëbesim. “Është speciale të luash në një ndeshje hapëse. Stadiumi në Mynshengladbah është i madh, do të ketë një atmosferë të veçantë, gjithashtu falë tifozëve tanë të shumtë” vijoi Ksabi, ekipi i të cilit do të ketë mbështetjen e 5,000 tifozëve në ndeshje debutuese të “Borussia Park”.

RIVALI – Takimi i fundit mes Leverkusen dhe “Mëzave” në “BayArena” në fund të janarit përfundoi pa gola. Skuadra nën drejtimin e ish-trajnerit të “Aspirinave”, Gerardo Seone, adoptoi një qasje më mbrojtëse në atë kohë. Alonso nuk pret të njëjtën gjë sot: “Mbi të gjitha ata do të jenë në sulm, kanë nënshkruar me lojtarë të rinj si Tim Klaindinsht. I bindur se do të jetë një lojë ndryshe nga ajo në fillim të vitit, për këtë nuk kam dyshim”, tha trajneri i kampionëve të Bundesligës.

FORMACIONI – Pyetja nëse ndonjë nga afrimet do të jetë në formacionin startues kundër Borusia Mynshengladbah të premten mbrëma mbeti pa përgjigje, ashtu si edhe zgjedhja përpara mes Patrik Shik dhe Viktor Bonifejs. Iberikasi nuk ka dashur të japë asgjë për zgjedhjet e tij: “Vendimi nëse Lukas (Hradecki) oseMatej (Kovar) do të fillojë mbetet i hapur, por do ta shihni nesër mbrëma. Gjithashtu nuk është njëvendim për të gjithë. Sezoni është i gjatë dhe do të shohim seçfarë do të ndodhë” anashkaloi pyetjen me stil trajneri spanjoll rreth emrave kryesore në ekip, të cilët janë në balotazh për njëvend në ekipin e parë sonte nëmbrëmje.

GARA NË KAMPIONAT – Alonso injoroi faktin që Leverkusenshihet nga shumë ekspertë si favorit për këtë ndeshje dhe sezonin e ri të Bundesligës në vazhdim. Tekniku 42-vjeçar tha: “Këto opinione nuk kanë asnjë kuptim.Për mua Bajerni është favoritsërish këtë etapë. Objektivi ynëi qartë është sigurimi i njërit prejkatër vendeve të para. Gjëja eparë për ne është të bëjmë njëfillim të mirë në sezonin dhendihem mirë për këtë”.

AFRIMET – Bajer ka nënshkruar me tre lojtarë të rinj në verësi Aleiks Garcia, Belosian dheMartin Terier. Ksabi tha disa fjalënë lidhje me përforcimet: “Cilësia dhe mentaliteti i tyre janë nëkrye dhe ata kanë marrë në planstilin tonë të lojës. Jam i kënaqurme skuadrën dhe lojtarët”, ushpreh trajneri spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"