Bubeqi para sfidës me Apoloninë: Vlerësim për kundërshtarin, por nuk kemi frikë
Burreli do të sfidojë Apoloninë, në ndeshjen që do të zhvillohet sot në orën 15:00 në “Loni Papuçiu”. Skuadra, sipas trajnerit, Dorjan Bubeqi, do të udhëtoj drejt Fierit pa mungesa.
“Skuadra në ndeshjen ndaj Apolonisë do të jetë e plotë. Humbja e pësuar ndaj Lushnjës është lënë pas dhe futbollistët kanë qenë të përqendruar në takimin e radhës. Apolonia është një kundërshtar për t’u vlerësuar, jo vetëm për emrin që ka në futbollin shqiptar, por dhe për pretendimet që ka për këtë sezon. Pavarësisht vështirësisë që ka kjo ndeshje, ne udhëtojmë drejt Fierit pa frikë dhe jo vetëm për të zhvilluar lojë dinjitoze, por dhe për rezultat pozitiv. Kam besim te grupi i futbollistëve se do të arrijnë një objektiv të tillë”, tha trajneri Bubeqi.
NDERIM GOCI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"