Broja, Çelsi do ta shesë për shkak të ‘fair play’-it financiar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 14:53

Broja, Çelsi do ta shesë për shkak të ‘fair play’-it financiar

Dyshja e Çelsit, Armando Broja dhe Trevoh Çalobah do të largohen nga “Stamford Bridge” në merkaton e ardhshme.

broja

Për shkak të problemeve me “Fair play-n financiar, blutë duhet të bëjnë disa shitje. Sipas asaj që ka zbuluar “Football Insider”, dy lojtarët e rinj pritet të sakrifikohen nga Çelsi në këtë dritare transferimi. Armando Broja është aktualisht në huazim te Fullhemi, një lëvizje e përkohshme e cila nuk funksionoi sepse ai nuk po merr minuta dhe deri tani ka luajtur vetëm si zëvendësues dhe një pjesë të ndeshjeve i ka kaluar në tribunë, kjo edhe për shkak se rivali i tij në sulm Munis pati një shpërthim pas ardhjes së Armandos në ekip.

Pasi kaloi akademinë e klubit, 22-vjeçari do të përfaqësonte një fitim të pastër nëse do të shitej, me blutë që e gjejnë veten në një pozicion ku duhet të sakrifikojnë lojtarë që i kanë prodhuar vetë për të ndihmuar në bilancin e klubit. Çelsi është gati të dëgjojë ofertat për Brojën, çmim që do të bjerë më poshtë këtë verë, ndërsa londinezët kërkojnë që të nënshkruajnë me një sulmues të ri.

EUROPIANI, NJË SHANS

Broja do të luajë edhe një nga momentet vendimtare në karrierën e tij gjatë kësaj vere. Përveç se do të nxirret në merkato nga Çelsi, sulmuesi do të jetë edhe në Europian, ku me fanellën e Kombëtares ka shansin që të kthejë të gjithë vëmendjen nga vetja. Një kompeticion që ndiqet nga të gjithë, Broja mund të bindë edhe klube të mëdha që të hyjnë për të blerë shërbimet e tij. Sa i përket vlerës, në interesin e Çelsit është që sulmuesi të ketë një shpërthim në Gjermani, me vlerën e kartonit që mund t’i rritet, teksa në janar Çelsi kërkonte deri në 50 mln paund për Brojën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"