Brazili vendos/ Përdhunoi shqiptaren, më në fund ish-milanisti Robinjo do përfundojë pas hekurave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2023 | 22:01

Brazili vendos/ Përdhunoi shqiptaren, më në fund ish-milanisti Robinjo do përfundojë pas hekurave

Ish-sulmuesi brazilian Robinjo, më në fund do të paguajë për ngjarjen e 10 viteve më parë, kur përdhunoi një studente shqiptare në një lokal në Milano. Ish-futbollisti i ishte shmangur drejtësisë prej shumë vitesh, por tashmë do të përfundojë pas hekurave për ngjarjen e rëndë.

robinjo

Robinjo është dënuar në Itali për ngjarjen e vitit 2013, periudhë kur vishte fanellën e Milanit. Ai përdhunoi bashkë me shokë të tij një studente shqiptare e cila bëri denoncimin dhe çështja u ndoq penalisht nga drejtësia italiane. Në fund, një gjykatë në Milano dha dënimin me 9 vite burg për lojtarin, por ky i fundit u kthye në vendlindje duke menduar se shpëtoi pa kryer këtë masë ndëshkimore, pasi Brazili nuk e njeh ekstradimin.

Por shteti italian bëri kërkesë një vit më parë që Robinjo të shlyente dënimin në një burg brazilian dhe pasi tema është trajtuar në organet juridike përkatëse, është vendosur që ish-sulmuesi tashëm të përfundojë pas hekurave.

Prokuroria e Republikës së Brazilit ka dalë sot me vendimin se dënimi me gjyq do të shlyhet në këtë vend, duke i dhënë fund kësaj historie dhe duke vendosur Robinjon para drejtësisë, pasi sipas saj, gjithçka ishte në përputhje me Kushtetutën federale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"