Botërori i Peshëngritjes/ Qerimaj shkëlqen me vend të pestë në shkëputje, Calja më mirë në shtytje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2023 | 17:46

Botërori i Peshëngritjes/ Qerimaj shkëlqen me vend të pestë në shkëputje, Calja më mirë në shtytje

Erkand Qerimaj dhe Briken Calja kanë përfunduar sot konkurrimin në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, eveniment që po mbahet që prej 4 shtatorit në Riad të Arabisë Saudite.Collage Maker-11-Sep-2023-05-48-PM-168

Dy emrat e mëdhenj të shtangës kuqezi konkurruan në peshën 81 kg, duke zgjedhur kështu një peshë jo-olimpike, por pa mundur asnjëri që të futej në zonën e medaljeve. Paraqitje më të mirë bëri Erkand Qerimaj, i cili garoi në Baterinë A.

Shkodrani regjistroi 156 kg në stilin e shkëputjes, duke u renditur i pesti në botë. Ndërsa në shtytje nuk shkoi më shumë se vendi i tetë me 182 kg, për ta mbyllur dygarëshin me 338 kg në vend të shtatë. Ndërkohë për sa i përket Caljes, shtërmenasi garoi nga Baterinë B. Me 150 kg në shkëputje, Calja u klasifikua në vend të dhjetë. Ndërsa në shtytje bëri një paraqitje të mirë, teksa me 187 kg zuri vendin e shtatë.

Kështu me 337 kg gjithsej, Briken Calja e përfundoi dygarëshin në vend të tetë në botë. Kujtojmë që ky aktivitet ka gjithashtu edhe vlerë kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, por peshëngritësit tanë garuan në pesha jo-olimpike, ndërsa shtanga kuqezi aktualisht si rrallë herë nuk ka asnjë sportist brenda normës olimpike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"