Botërori i MMA-së në Tiranë, presidenti Braun: Shqipëria do t’ia dalë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2023 | 23:15

Botërori i MMA-së në Tiranë, presidenti Braun: Shqipëria do t’ia dalë

Federatës Shqiptare të Ndeshjeve të Lira i është besuar evenimenti më i madh i MMA-së, Kampionati Botëror 2023, aktivitet që të mbahet në sallën “Feti Borova” në Tiranë më datat 29-26 nëntor.

IMMAF-1-9

Lidhur me këtë aktivitet, dje në kryeqytetin tonë ka ardhur presidenti i Federatës Botërore të MMA-së, Kerrith Braun, i cili së bashku me presidenti i MMA-së shqiptare Arjan Rizaj, kanë mbajtur një konferencë për shtyp.

mma tirane

“Ne jemi të bindur që Federata Shqiptare e MMA-së do të organizojë një Botëror perfekt. Arritëm në këtë përfundim edhe sepse më 2022-shin ne kemi zhvilluar në Serbi Kampionatin Europian dhe si të tillë ishim të mendimit që një shans i tillë i duhet dhënë dhe Shqipërisë, që kishte bërë dy Ballkanikë dhe e meritonte”, u shpreh ndër të tjera presidenti i Federatës Botërore të MMA-së, i cili më tej vlerësoi punën e bërë nga Federata Shqiptare:

“Federata Shqiptare e MMA-së dhe presidenti i saj Arjan Rizaj janë të aftë për të bërë aktivitetet ndërkombëtare dhe i dinë detyrat e tyre të organizimit. Me mbështetjen tonë dhe të pjesëtarëve të tjerë do t’ia dalë me sukses. Do të vijnë mbi 50 shtete nga e gjithë Bota, që do të ndjejnë gjithçka të mirë në Shqipëri”, deklaroi Braun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"