Bosi i Borusia Dordtmund, Hans-Joakim Vacke: Tani gjithçka është e mundur
Borusia e Dortmundit ka qenë surpriza e madhe e këtij sezoni në Ligën e Kampioneve. Verdhezinjtë, ndonëse nuk llogariteshin, fillimisht habitën të gjithë duke zënë vendin e parë në grupin e ferrit me Milanin, PSG-në e Njukasëllin.
Përralla verdhezi vazhdoi më tej, teksa në 1/8 e finaleve kanë eliminuar PSV-në dhe të martën në mbrëmje kanë hequr qafe dhe Atletikon e Madridit, duke prerë biletën për në gjysmëfinale, ku do të gjejnë sërish PSG-në. Bosi i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke ka folur për mediat pas triumfit 4- 2 kundër Atletikos, duke besuar se tashmë gjithçka mund të jetë e mundur. “Skuadra meriton përgëzimet më të mëdha. Mbërritja në gjysmëfinale është një arritje fantastike për Dortmundin.
Nuk ka qenë e lehtë, por tani që ndodhemi në gjysmëfinale, gjithçka është e mundur”, deklaroi shefi i verdhezinjve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"