Biletë vajtje-ardhje, Boje dhe Laval konfirmohen te Tomori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 21:11

Biletë vajtje-ardhje, Boje dhe Laval konfirmohen te Tomori

Klement Boje dhe Adetola Vahab Laval largohen nga Shqipëria. Jo përfundimisht ama, ndonëse kontrata u skadon me fundin e muajit maj.

TOMORI-KORABI

Ata janë nisur për pushime në vendlindje dhe me rinisjen e përgatitjeve për sezonin 2023-2024, do të marrin rrugën e kthimit në Berat. Të paktën i sigurt deri në këto momente është qëndrimi i mesfushorit, pasi portieri ka të tjera plane. Ai e ka deklaruar që pret të nisë një tjetër aventurë. Por nëse nuk piqen kushtet, një vend të sigurt te Tomori e ka. Edhe Samuel Solomon ka lënë qytetin, për t’u zhvendosur në Tiranë. Ai do të rrijë në kryeqytet, për të pritur startin e fazës. Gjasat janë që edhe sulmuesi të rinovojë marrëveshjen për një tjetër vit.

Janë dy nga afrikanët që konfirmojnë enkas për “Panorama Sport” se largimi i tyre nuk është pa kthim. I pari që foli ishte Klement Boje, i cili tha: “Ishte sezoni im i parë me Tomorin dhe jam shumë i kënaqur që u bëra protagonist. U jam mirënjohës gjithëve për mbështetjen. Në veçanti trajnerin që më inkurajoi edhe kur kam gabuar, si dhe donatorit Toto që më ka suportuar financiarisht”.

Borxhli ndaj beratasve shfaqet edhe Adetola Vahab Laval.

“Në planin personal jam shumë i kënaqur. Te Tomori e nisa fillimisht si një alternativë, por kapa vendin e titullarit dhe u bëra personazh. Nuk do ta harroj kurrë këtë vit. Kam përjetuar shumë emocionohem, ndaj u jam borxhli beratasve. Pres me padurim që të ritakohemi sezonin e ri, me mision të qartë: ngjitjen në elitë”, përfundoi autori i dy golave në 24 ndeshje.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"