Besëlidhja bind në testin e parë, skuadra e Smajlit mund Basanian me penallti në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 23:20

Besëlidhja bind në testin e parë, skuadra e Smajlit mund Basanian me penallti në fund

Besëlidhja e ka nisur me vonesë punën, por falë angazhimit maksimali lezhjanët nën drejtimin e trajnerit Smajli po e marrin veten. Të mërkurën, në stadiumin “Besëlidhja”, lezhjanët zhvilluan miqësoren e parë ndaj Basanias, që e fituan në shifrat 3-2.

beselidhja

Ndeshja ka nisur e shpejtë dhe nën kontrollin e vendasve, të cilët e kërkuan golin shumë shpejt. Të parët që kaluan në avantazh ishin lezhjanët e Dritan Smajlit, të cilët pas një sulmi të mirëorganizuar realizuan me anë të Napoleon Markut. Miqtë shkodranë pas pësimit të golit, u përpoqën që të riorganizoheshin, por superioriteti i Besëlidhjes nuk i lejoi. Pas disa rastesh të humbura dhe ndonjë tjetri sporadik të miqve, ishte Tatej për Besëlidhjen që dyfishoj shifrat në 2-0. Edhe pse pati përpjekje nga të dyja skuadrat, fraksioni parë u mbyllë me fitoren e Besëlidhjes 2-0.

Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe me ritëm më të ulët, pasi të dyja skuadrat hodhën më fushë rezervat. Ndryshimet që bënë trajnerët në pjesën e dytë ishin më të frytshme për miqtë, të cilët barazuan shifrat, fillimisht me anë të Hasajt dhe më pas me Shimën. Deri afër fundit, ndeshja po shkonte në baraspeshë. Në minutat e fundit ishte një sulm i Besëlidhjes, por aksioni ndalet në mënyrë të pa rregullt. Kështu, gjyqtari akordon 11-metërsh, që vendos fatin e kësaj miqësore. Gabriel Çepele që nuk gabon nga pika e bardhë dhe  takimi mbyllet kështu me fitoren e Besëlidhjes me shifrat 3-2.

Trajneri Smajli- Pas ndeshjes trajneri Dritan Smajli, për “Panorama Sport” deklaroi: “Pasi u binda se ekipi ka nisur të marrë ngarkesa, menduam që ta testonim me një ndeshje miqësore. Përtej rezultatit, deri diku jam i kënaqur me lojtarët, por duhet ende kohë për të qenë të gatshëm 100%. Gjithsesi, koha që kemi në dispozicion deri në startin e kampionatit na mjafton për të ndrequr gabimet e evidentuara në këtë miqësore. Shpresoj shumë që ekipi nga dita në ditë do të marrë formën që dëshirojmë”.

PRENG GJIKOLA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"