Besa miqësore në Fier, problemi i Josës është… sulmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2024 | 14:45

Besa miqësore në Fier, problemi i Josës është… sulmi

Kavajasit i kanë dhënë fund fazës përgatitore. Për mbi 20 ditë ata qëndruan larg Kavajës me temperatura përvëluese dhe u zhvendosën në Ersekë e Korçë.

josa

Nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, grupi zhvilloi seancat stërvitore dy herë në ditë, e krahas tyre Besa luajti edhe disa miqësore. Në dy të parat me Pogradecin e Lushnjën, kavajasit dolën të humbur, ndërkohë që barazuan në sfidën e tretë, atë me Skënderbeun. Me këtë të fundit mbyllën edhe miqësoret, kur u ndeshën edhe në një tjetër përballje dhe fituan pastër 4-0. Por, duhet thënë se Skënderbeu nuk ishte i plotë dhe grupi i tij ishte miks edhe me lojtarë të stolit. Stafi teknik i dha dy ditë pushim të besuarve të tij, që do t’i rikthehen përsëri stërvitjes në fushën e Luzit të Vogël.

SULMUESIT, MUNGESA E MADHE E BESËS Miqësoret e zhvilluara në fazën përgatitore dëshmuan më “zë të lartë”, se Besës i nevojiten të paktën dy sulmues. Në miqësore në vijën e sulmit janë vendosur Spahiu dhe i riu kosovar, por janë aktivizuar edhe të rinjtë kavajas Meçja e Krasniqi. Presidenti Bizhdili po bën të pamundurën për të gjetur dy sulmues race goli, por deri më sot asgjë nuk ka ndodhur. Me sa duket, sulmuesit e kontaktuar nuk janë bindur menaxherëve deri në këto momente. Pavarësisht të gjithave, vetë Bizhdili i pyetur për këtë fakt thotë se, do të kërkojë deri në minutën e fundit të afrojë të paktën një sulmues nëse 2 do të jetë e pamundur.

MIQËSORE NË FIER Në javën e parë të sezonit të ri, Besa do të udhëtojë drejt Tropojës debutuese. Mund të jetë kjo arsyeja që Josa ka preferuar që nesër të udhëtojë drejt nesër Fierit për të matur forcat me Apoloninë në pra 17:00. Nuk dihet nëse do të ketë apo jo miqësore të tjera deri në startin e sezonit.

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"