Besa harron të fitojë dhe prek fundin, trajneri Pashja: Bëmë “vetëvrasje”
Besa ka harruar të fitojë. Pas dy barazimeve, vjen edhe humbja. Përballë Vorës e kanë pësuar vetëm çerek ore para fundit. Edhe pse dominuan tërësisht në lojë dhe patën raste të pastra, u ndëshkuan. Tani e shohin veten në vendin e 11-të në renditje, duke rrezikuar seriozisht rënien. Ishte Ariel Peralta që shënoi për skuadrën e Klodian Arbërit, që gjen më në fund rrugën e kthesës.
Lorenc Pashja e kap me sulmin. Trajneri i quan të pafalshme rastet e shpërdoruara. “Çfarë t’u them? Më ka mbetur vetëm të hyj vetë të shënoj. Është e pafalshme.
Dominuam në çdo drejtim, në lojë dhe në raste. Nuk është ndeshja e parë që bëjmë të tilla ‘vetëvrasje’, duke falur si askush në Kategorinë e Parë. Jam i zhgënjyer, pasi gjatë gjithë javës punojmë, përgatisim ndeshjet, i interpretojmë ato më së miri, por nuk marrim atë që meritojmë”, tha peqinasi pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"