Postuar: Dhjetor 31, 2022 | 13:01
Bëri tatuazhin e Mesit në fytyrë, reagon tifozi i çmendur i argjentinasit: Nuk e dija që po shkatërroja jetën time
Një influencer nga Kolumbia, Maisol Kuinonez, mori një vëmendje të madhe në rrjet kur vendosi që të bënte në fytyrën e tij një tatuazh që shkruhej “MESSI”.
Gjithsesi, kolumbiani duket se është penduar për këtë gjë, pas komenteve negative që ka marrë.
“Jam penduar që kam bërë këtë tatuazh, sepse prisja të sillte shumë pozitivitet, por ka sjellë të kundërtën për mua dhe për familjen time. Nuk prisja që ta thoja këtë gjë kaq shpejtë. Isha shumë krenar kur e bëra, por tani jam penduar. Më kanë thënë që nuk jam një shembull i mirë për shoqërinë. Bëni kujdes me fjalët që thoni, sepse nuk e dini që mund të jeni duke shkatërruar jetën tuaj”, u shpreh Kuinonez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"