Benfika-Barcelona mbyllet me sherr, lojtarët përleshen në tunel. Rafinja: Më shanë edhe ua ktheva
Ndeshja mes Benfikës dhe Barcelonës në Ligën e Kampioneve është mbyllur me dramë pasi katalanasit përmbysen në minuat shtesë takimin, por edhe me shumë tension.
Pas përfundimit të sfidës, në tunelin që çon në dhomat e zhveshjes ka pasur përleshje mes pjestarëve të të dy skuadrave, me Rafinjën e tensionuar i cili është rrethuar më pas nga forcat e sigurisë në stadium për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Ka qenë vetë Rafinja ai cili tregoi atë që kishte ndodhur, teksa fliste pas ndeshjes për këtë fitore të çmendur,
“Unë jam një person që i respektoj të gjithë. Kur po dilja nga fusha, kishte njerëz që më fyen. Unë ua ktheva, por e di që nuk duhej ta kisha bërë. Të gjithë u nxehëm. Nëse më respektojnë, i respektoj edhe unë. Ishte diçka që mbaroi aty. Kjo është normale në futboll me një finale të tillë ndeshjeje”, tha Rafinja pas duelit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"