Bellingami fenomenal te madrilenët, 3 herë më i frikshëm se te Dortmundi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2023 | 20:49

Bellingami fenomenal te madrilenët, 3 herë më i frikshëm se te Dortmundi

Xhud Bellingam vazh dojë “zakonin” e go lave edhe në takimin e javës së 14-të në La Liga ndaj Kadiz. Realizmi në fjalë bën që talenti anglez të mbërrijë në kuotën e 14 realizimeve pas 15 prezencash, shto këtu 3 asiste, statistikat e një “vrastari” të vërtetë para portës rivale, sikurse edhe “shërbyesi” në favor të ekipit. Xhudi me këtë shifër golash ka barazuar numrin e vjetshëm të golave me Dortmundin në të gjitha kompeticionet, tregues se lojtari me numër “5” në “Santiago Bernabeu”, po përjeton formë fantastike.

belingam

FINALIZIMET – 42 takime iu nevojitën etapën e shkuar te verdhezinjtë mesfushorit për të gjetur rrugën e golit në 14 raste, ose e mesatarizuar në 0.33 konkretizime për ndeshje. Në situatën aktuale, panorama rezervon të tjera komponentë. 14 konkretizimet kanë ardhur në kampionate dhe Champions me Realin pas 15 ndeshjesh të përfshira, ndonëse ai mbulon rolin si mesfushor, e përkthyer me 0.93 shënime për takim, trefishi më e lartë krahas ciklit pararendës. Xhudi është i aftë të shënojë me kokë, këmbën e majtë, të djathtën, brenda dhe jashtë zonës, finalizues me veprime individuale apo bashkëpunim, fenomenal.

“PIÇIÇI” – Edhe pse në gjirin e La Ligës janë aktiv nuhatës goli si Robert Levandovski apo Antjuan Grizman, titulli kryeshënues pas 14 javësh, i takon Xhudi Bellingam (11 gola). Të qenurit mesfushor nuk e ka penguar 20-vjeçarin anglez të bëjë më mirë se pykat e rivalëve në Spanjë. Nëse lojtari në fjalë vazhdon të mbajë këtë ritëm shënimi, me shumë gjasa do e bëjë pronë të vetën trofeun “Piçiçi”, pra shënuesi më i mirë në ligën spanjolle. Megjithëse, ende nuk është mbyllur faza e parë e sezonit, grimat e “regjizorit” në urdhra të Karlo Ançelotit vështirë se do “fiket”.

PRECEDENTI SHAJDER – Etapa 2007-2008 ishte koha kur në Madrid “zbarkuan” yjet e rinj dhe mes tyre kishte edhe disa holandezë. Uesli Shnajder mund të mburrej para mbërritjes së Bellingamit si transferimi më efikas në repartin e mesfushës, 4 gola pas 4 ndeshjesh së parë. Më pas efikasiteti i “tulipanit” fillojë të zbehej. Konkretisht, duhej pritur java e 18-të që Shnajderi të nuhaste saktësisht katërkëndëshin mik në Spanjë. Vlen të theksohet se ish-mesfushori i përfaqësues holandeze mbërriti në Madridi nga Ajaksi.

Ai e nisi mbarë me një gol kundër Atletiko Madridit në derbi. E pasojë me dopietë në ballafaqimin me Vijarealin. Almeria rezultoi “viktima” e radhës në raundin e 3-të, por kaq, pasi cikli i thatësirës mbizotërojë gjatë. Teorikisht “xholi” në ekipin e “Don Karlos” ka në lojë edhe 24 javë të tjera vetëm në La Liga, shto këtu edhe takimet në Ligës së Kampionëve apo Kupën e Spanjës. Kjo do të thotë se “menuja” e golave prej Bellingamit mund shkojë shumë larg, kundrejt pritshmërive fillestare.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"