Bellai pas eliminimit të Vorës nga Kupa: Luajtëm si të barabartë, s’flitet për taktikë
Edhe trajneri i Vorës, Arjan Bellai, ka folur për kushtet e këqija të fushës ku u zhvillua ndeshja e Kupës me Skënderbeun. Ai u shpreh se Vora ka përparësi kampionatin.
“Nuk mund të them se jam i zhgënjyer, pasi ne bëmë maksimumin. Mund të them vetëm urime për dy ekipet, që në një terren të vështirë sakrifikuan dhe luajtën, pavarësisht se rreziku për t’u dëmtuar ishte i madh. Pësuam gol nga goditja standarde dhe u munduam të reagonim.
Gjithsesi, është një ndeshje, ku nuk mund të flasësh për anën taktike, po luanim me topa të gjatë dhe gabuam shumë. Jemi një kategori më poshtë dhe luajtëm si të barabartë, kjo më gëzon. Kemi objektiv kampionatin, pasi duam të jemi në elitë sezonin e ardhshëm. Atje japim 300-përqindshin e mundësive tona”, tha Bellai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"