Bastoni është “OK”, të gjithë janë gati te Interi përpara sfidës me Xhenoan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2024 | 17:02

Bastoni është “OK”, të gjithë janë gati te Interi përpara sfidës me Xhenoan

Interi po punon paralelisht në 2 fronte, në fushën e lojës dhe në tavolinat e marrëveshjeve për merkaton. Në frontin e parë gjithçka ka filluar të bëhet më intensive sepse është ndeshja e parë kundër Xhenoas ditën e shtunë, ndërsa fronti i dytë është pak më i ngadalësuar.

bastoni

Interi kampion i Italisë do të kërkojë që të ruajë fronin edhe këtë sezon, por e di që nuk do ta ketë aspak të lehtë. Merkatoja e fundit e verës, në Londër kundër Çelsit ka parë një grup lojtarësh të karikuar dhe me ritëm për të zbatuar urdhrat e Inzagit. Me Lautaron që është në rritje konstante dhe me lajmet pozitive për Çlahanoglunë, Taremin dhe Arnautoviçin, Inzagi ka nisur që të “ngrohet”.

Tre lojtarët e fundit kanë kryer një pjesë të rëndësishme të stërvitjet me skuadrën, ndërsa nga sot do të punojnë bashkë me pjesën tjetër. Kjo do të thotë se janë gati për ndeshjen e parë në kampionat dhe alarmi mund të jetë “fikur”. Zielinski ka bërë punë individuale në fushën e lojës dhe do të kërkojë ndeshjen me Leçen, ndërsa për De Vrajin koha e rikuperimit është më e madhe. Ai ka bërë vetëm terapi, pa zbritur në fushën e blertë.

Lajme pozitive ka edhe për Bastonin, mbrojtësi që ndaj Çelsit qëndroi në stol për shkak të një shqetësimi, por ekzaminimet kanë treguar se nuk ka asgjë serioze. Mbrojtësi është mirë dhe ka punuar me ekipin, çka do të thotë se për Xhenoan pritet të jetë titullar përkrah Açerbit dhe njërit mes Pavarit e Bisekut. Por në tërësi, Interi ka marrë sinjale pozitive gjatë ditës së djeshme nga infermieria.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"