Bastet në Shqipëri/ Nuk ka pika fizike, do luhet vetëm online

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2025 | 23:49

Bastet në Shqipëri/ Nuk ka pika fizike, do luhet vetëm online

Fjala biletë do të zëvendësohet me kupon elektronik. Bastet janë parashikuar të hapen vetëm online dhe jo siç kanë qenë më parë në pika fizike kudo në Shqipëri.

rikthehen bastet detajettt

Të gjithë ata që do të duan të luajnë në bastet sportive “online” do të duhet të regjistrohen me identitetin e tyre në sistemet që do të jenë të disponueshme nga kompanitë e licencuara në këtë lloj aktiviteti. Bastet sportive online do të jenë të detyruara të kenë të regjistruar lojtarët e tyre dhe të dhënat do të duhet të ruhen për të paktën tri vite.

Këto baste, që specifikohen se do të jenë vetëm “online”, nuk do të kenë pika fizike, por faqe interneti, aplikacione dhe infrastrukturën e nevojshme teknologjike që mundëson këtë aktivitet. Megjithatë, diçka e tillë po zvarritet prej muajsh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"