BASKETBOLL meshkuj + femra/ Marina Pëllumbi dhe Dunnally, MVP-të e javës
Fundjava e kaluar i gjeti si gjithmonë ekipet e basketbollit shqiptar në parket për ndeshjet e kampionateve kombëtare për femra dhe meshkuj, ndërsa si zakonisht pas çdo jave, duke iu referuar statistikave të FSHB-së, kanë dalë edhe formacionet më të mira si dhe lojtarët e MVP.
Në radhët e vajzave, vlerësimin e lojtares më të mirë të javës së gjashtë e ka marrë Marina Pëllumbi e Studentit, e cila regjistroi 10 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime në fitoren e thellë që skuadra e studenore arriti lundër Barletit. Pëllumbi fiksoi indeksin më të lartë të javës, +33. Ndërsa formacioni më i mirë plotësohet nga Ebi Dishnica e Teutës, Maggi Justinak e Tiranës, Megi Spahiu e Studenti dhe Alexus Davis e Teutës.
Për sa i përket meshkujve, ishte Antoine Dunnally i Fierit lojtari MVP i javës së shtatë. Ndonëse skuadra e tij u mund në derbin kundër Apolonisë, amerikani shkëlqeu, duke regjistruar statistike të rëndësishme, konkretisht 27 pikë, 18 kërcime, 5 asistime, për të shënuar indeksin 46. Më tej top-5 kompletohet nga Dominique Keyes dhe Neema Namdat të Kamzës, nga Craig Saab i Vllaznisë si dhe nga Bruno Topi i Skënderbeut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"