BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana-Apolonia dhe Vllaznia-Kamza, sot sfidat e para të “play off”-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 11:21

BASKETBOLL MESHKUJ/ Tirana-Apolonia dhe Vllaznia-Kamza, sot sfidat e para të “play off”-it

Me përfundimin e sezonit të rregullt kampionati kombëtar i basketbollit për meshkuj do të nisë sot fazën e nxehtë, teksa do të zhvillohen dy ndeshjet e para të “play off”-it në Tiranë dhe Shkodër.RTYYRRU

Sfida e parë do të startojë në orën 18:00, në sallën “Farie Hoti”, me Tiranën që do të presë Apoloninë. Bardheblutë, kampionë në fuqi, kanë zhvilluar një sezon me luhatje, duke e mbyllur kampionatin në vend të katërt. Ndërsa nga ana tjetër, fierakët u klasifikuan në vend të pestë, duke shënjestruar edhe objektivin parësorë, atë të qëndrimit në elitë. Më tej në orën 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zbresin në parket Vllaznia vendëse dhe Kamza.

Një përballje tepër interesante, me shkodranët që e mbyllën sezonin në vend të tretë, ndërsa kamzalinjtë u renditën të gjashtit. Formati i raundit të parë “play off” është me sistem vajtje-ardhje, ndërsa në rast barazimi me ndeshje do të zhvillohet takim shtesë në fushën e skuadrës që është renditur më mirë në kampionat. Besëlidhja si vend i parë dhe Teuta e vendit të dytë janë kualifikuar direkt për në fazën gjysmëfinale.

Për sa u përket gjysmëfinaleve, FSHB-ja këtë sezon ka aplikuar një skemë të re. Ndryshe nga edicionet e kaluara kur ishin me tri ndeshje, tashmë gjysmëfinalet do të jenë me pesë përballje, ndërsa kualifikohet skuadra që arrin numrin e tri fitoreve. Gjithashtu, ndryshim ka pësuar edhe formati i finaleve, teksa ato do të jenë me shtatë takime dhe kampione do të shpallet skuadra që arrin e para numrin e katërt fitoreve.EWTT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"