BASKETBOLL MESHKUJ/ Prishtina nesër nuk do të luajë për vendin e tretë në Ligën Unike, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 12:53

BASKETBOLL MESHKUJ/ Prishtina nesër nuk do të luajë për vendin e tretë në Ligën Unike, ja arsyeja

Sigal Prishtina pritet që të mos luajë ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Ballkanike. Spas AsistiOnline, klubi kryeqytetas sot është nisur për t’u rikthyer në Kosovë dhe arsyetimi i tyre lidhur me këtë vendim ka ardhur si shkas për ta ruajtur ekipin nga lëndimet që së fundmi i kanë shqetësuar goxha shumë dhe fakti që ndeshja për vendin e tretë më shumë është e karakterit prestigjoz.

prishtina

Të kujtojmë se Prishtina në 6 ditët e fundit ka zhvilluar plotë katër ndeshje dhe ka arritur tri fitore e një humbje, ku në duelin me AEL-in për Ligën Ballkanike, është lënduar njëri prej lojtarëve kryesorë, Derrick Wilson. Ekipi bardhekaltër në ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike ishte paraparë të luante ndaj Pejës dhe pikërisht ndaj tyre pritet të luajë gjatë ditëve në vijim edhe duelin vendimtar për vend të parë në Ligën Ballkanike.

Prishtina sivjet po e synon fitimin e titullit të Ligës Ballkanike dhe titullit e kampionit të Kosovës, derisa poashtu në ditët e ardhshme e pret një kalendar shumë i ngjeshur i ndeshjeve  ku për 12 ditë do të zhvillojë 6 ndeshje.
3 prill ndaj Vllaznimit, me 5 prill ndaj Pejës në BIBL, me 7 prill ndaj Vëllaznimit në play off, me 9 prill ndaj Vëllaznimit në play off, me 12 prill në gjysmëfinalen e BIBL në Qipro dhe me 14 prill në finalen eventuale të BIBL.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"