Postuar: Nëntor 11, 2024 | 21:14
Basketboll femra, Vllaznia thyen Studentin në Shkodër
Me ndeshjen Vllaznia-Studenti të shtunën në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është mbyllur java e pestë në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra. Shkodranet triumfuan me rezultatin 61-43 (10-5, 11- 16, 24-10, 16-12).
Pas pjesës së parë në ekuilibër të plotë, Vllaznia e bëri diferencën në gjysmën e dytë të ndeshjes. Ingrit Dashja (8 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime), Bernarda Rreshpja (19 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime), Melida Hykaj (17 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime) si dhe Anisa Bokrina (13 pikë, 11 kërcime dhe 1 asistime) udhëhoqën shkodranet në këtë sukses.
Për Studentin në dopioshifër pikësh mbërriti vetëm Marinela Gjergji, autore e 13 pikëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"