Bashkia merr vendimin, hapet ankandi për shitjen e një tjetër klubi
Bashkia e Sarandës nxjerr në shitje klubin e Butrintit me një vlerë fillestare prej 304 milionë lekësh të vjetër. “Panorama Sport” mëson se në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, pas propozimit të kryetarit të bashkisë, Adrian Gurma, është dhënë pëlqimi për shpalljen për shitje të 100% të aksioneve të klubit të futbollit Butrinti.
Në shkresën zyrtare, ndër të tjera, citohej: “Çmimi minimal i shitjes së 100% të kuotave është 30.450.000 lekë. Forma e shitjes së aksioneve që zotërohen nga Bashkia Sarandë do të bëhet përmes procedurës konkurruese: procedurë e hapur standard e ankandit”.
Deri më tani klubi i Butrintit ka funksionuar si shoqëri aksionere me kapital 100% të Bashkisë Sarandë, teksa administrator është Kostandin Zaro. Në sezonin 2021-2022 skuadra sarandjote do të militojë në Kategorinë e Parë, por ende nuk dihet se cila do të jetë përbërja e skuadrës. Së fundmi është larguar mesfushori titullar Xhuljo Mirani, i cili sipas të gjitha gjasave, do të vazhdojë karrierën te AF Luftëtari.
TOMOR SHEHU
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"