Postuar: Shtator 15, 2024 | 19:38
Bardheblutë e mbajnë peng, gjyqi Tirana-Latifi shtyhet sërish
Tirana dhe Liridon Latifi nuk kanë mbyllur asgjë. Seanca e radhës në DHKZK nuk ka prodhuar asnjë zgjidhje.
Palët nuk kanë rënë dakord dhe tani do të zhvillohet gjyqi, por ende nuk ka një datë tjetër. Kujtojmë që lojtari ka një kontratë trevjeçare me Tiranën, por pas sezonit të fundit, gjërat mes palëve u përkeqësuan. Lojtari ka çuar klubin në gjyq dhe pritet që Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të japë vendimin e saj për çështjen, nëse do t’i japë të drejtë Latifit apo ekipi të Tiranës.
Latifi është federuar te Shkëndija, por me një leje të përkohshme. FIFA që të mos bllokonte lojtarin i dha të drejtë Latifit të firmoste me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"