Barcelona u kthehet kohëve të arta, kishte 10 vite pa fitore 7-0
Barcelona ka dhuruar një festival të vërtetë golash në stadiumin “Montjuiç” të shtunën pasdite, duke mposhtur Vajadolidin para tifozëve të saj. Me fitoren 7-0, skuadra e Hansi Flik ka shënuar fillimin më të mirë në La Liga në gjashtë vitet e fundit.
Kjo fitore kujton fitoret e vjetra që klubi arrinte në fushatat e kaluara, duke treguar një nivel mbresëlënës sulmues që nuk ishte parë për një kohë të gjatë. Hera e fundit që Barça fitonte 7-0 në La Liga ishte 10 vjet më parë, në sezonin 2013-2014, kur mposhtte Osasunën në “Camp Nou” më 16 mars 2014, në javën e 28-të.
Kjo lloj fitoreje ka qenë e rrallë kohët e fundit. Gjë që bën që suksesi ndaj Vajadolidit të gjenerojë optimizëm. Hera e fundit që Barcelona shënonte 7 gola në një ndeshje të La Ligës ishte më 26 prill 2017, në javën e 34-t, kur mposhtte Osasunën 7-1.
Megjithatë, për të gjetur një rast në të cilin Barça shënoi më shumë se 7 gola në një ndeshje të Ligës, duhet të kthehemi te sezoni 2018-2019, kur mposhti Hueskën me gjashtë gola diferencë 8-2, më 2 shtator 2018.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"